LAJME / E Shtunë 3 Janar 2026, 18:06

Arrestimi i Maduros, reagon ASHPËR Kina: Jemi të tronditur! Bëjnë thirrje për ...

Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës deklaroi të shtunën se dënon veprimet e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë, duke i cilësuar ato si shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

“Në Kinë jemi thellësisht të tronditur dhe dënojmë ashpër përdorimin e forcës nga SHBA-të kundër një shteti sovran, si dhe përdorimin e dhunës ndaj presidentit të një vendi”, thuhet në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Jashtme kineze.

Më tej, Pekini thekson se kundërshton fuqishëm “sjellje të tilla hegjemoniste nga Shtetet e Bashkuara”, të cilat, sipas tij, “shkelin rëndë të drejtën ndërkombëtare, cenojnë sovranitetin e Venezuelës dhe kërcënojnë paqen dhe sigurinë në Amerikën Latine dhe në Karaibe”.

Autoritetet kineze i bënë thirrje Uashingtonit që të respektojë të drejtën ndërkombëtare, si dhe qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, duke kërkuar që të ndalë shkeljen e sovranitetit dhe sigurisë së vendeve të tjera, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE