
Analisti i njohur Arjan Curri ka bërë sot disa deklarata të padëgjuara më parë për përditshmërinë dhe rutinën ditore të disa prej prokurorëve të posaçëm të SPAK.
Curri tha se një prokuror i SPAK nuk e nis ditën e tij dhe hetimet pa pirë tre dopio raki, ndërsa një koleg i tij i cili punon 20 orë, urdhëron agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit të shkojnë dhe t’i blejnë byrek.
“Ka prokurorë në SPAK që nuk e fillojnë ditën e punës pa i kthyer tre dopio raki te lokali i SPAK-ut. I dinë të gjithë kolegët tanë.
Pra SPAK nuk është një entitet i vetëm… Pas tre dopiove edhe kryeengjëlli Gabriel të të dalë, do të duket fajtor.
I kemi dhe fotot po nuk i publikojmë se është moment privat pirja e rakisë.
Ka dhe kolegë të tjerë në SPAK, një i cili punon mbi 20 orë në ditë dhe pritet të ketë një sukses në një hetim të fundit, i cili i thotë oficerëve të BKH-së: ‘Ore m’u da nana! Shkoni më merrni një byrek me gjizë’
Se ka një zonë të Shqipërisë që e përdorin këtë shprehjen ‘M’u da nana’. Kjo përdoret kur je lodhur shumë,” tha Curri në një emision televiziv.
Ende nuk dihet se cili është ky prokuror pijanec dhe kolegu i tij që ha byrek 20 orë në ditë, por analisti tha se për këto deklarime ka dhe prova me foto, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
