
Anis Mehmeti po zhvillon një sezon shumë të mirë në Championship me Bristol City. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e gjashtë sezonal në ndeshjen ndaj Portsmouth, duke kaluar skuadrën në avantazh në minutën e 17-të.
Ai finalizoi me kokë pas një krosimi të Neto Borges, duke konfirmuar aftësinë për të shënuar në forma të ndryshme. Mehmeti numëron gjithashtu gjashtë asiste në 18 ndeshje të kampionatit.
Pavarësisht formës së shkëlqyer, 24-vjeçari nuk është grumbulluar prej muajsh nga trajneri Silvinjo. Sezonin e kaluar, ai e mbylli me 12 gola në 44 ndeshje.
Mehmeti scores a nice header!
— Albanian football?? (@ALBfootball) November 29, 2025
What can’t he do at this point??? pic.twitter.com/DQ4gU3AGkl
Këtë vit, statistikat tregojnë rritje të ndjeshme në efikasitet dhe ndikim në lojën e skuadrës.
Forma e tij po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje në futbollin anglez, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
