LAJME / E Premte 2 Janar 2026, 17:05

Amnistia e re: Kush përfiton dhe cilat janë kriteret

Ministria e Drejtësisë, ka bërë publike kriteret dhe kategoritë e të dënuarve që do të përfitojnë nga amnistia penale e shpallur këtë fundvit.

Kriteri bazë në këtë amnisti është rrezikshmëria e ulët shoqërore, ndërsa janë përjashtuar kategoritë që lidhen me krime të rënda.

Kriteret dhe kategoritë përfituese nga amnistia:

Të dënuar me vendim të formës së prerë deri në 3 vite burg

Të dënuar mbi 3 vite, por që u kanë mbetur 3 vite ose më pak për të shlyer dënimin

Të mos jenë dënuar për vepra penale që përjashtohen nga amnistia: Kusht i domosdoshëm është që të mos jenë të dënuar për vepra penale që përjashtohen nga amnistia (krime me rrezikshmëri të lartë shoqërore)

Të dënuara deri në 4 vite burg

Të dënuara mbi 4 vite, por që pjesa e mbetur e dënimit është më pak se 4 vite

Gratë e dënuara mbi moshën 50 vjeç në momentin e hyrjes në fuqi të amnistisë

Burrat e dënuar mbi moshën 60 vjeç

Të gjithë personat nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre të dënuar për vepra me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Nga përllogaritjet e bëra, pothuajse 400 persona do të dalin nga burgu menjëherë sapo të hyjë në fuqi amnistia.

Ndërsa midis 900 deri 1000 të tjerë përfitojnë ulje dënimi deri në dida vite nga periudha e mbetur, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE