LAJME / E Shtunë 7 Mars 2026, 13:01

Alessio Alia dhe Jonida Maliqi në një lidhje romantike?

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Alessio Alia, ka trazuar ujërat mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, duke lënë vend për shumë aludime rreth raportit të tij me këngëtaren e njohur, Jonida Maliqi.

Shkëndija e parë nisi brenda shtëpisë, kur gjatë transmetimit të këngës së Jonidës në sfond, Alessio u pa dukshëm i emocionuar.

Oh, kënga që i kam bërë unë Jonidës. Jam dhe në klip,” – u shpreh ai brenda shtëpisë. Madje, kur Miri e pyeti “Pse e do kaq shumë?”, Alessio dha një përgjigje enigmatike: “Nuk e di. S’e di as vetë.”

I vënë përballë këtij klipi në studio, Alessio u përpoq ta mbante bisedën në rrafshin profesional, duke shpjeguar se ajo është pjesë e kompanisë së tij. Por, fraza e tij e mbylljes ndezi sërish dyshimet.

Këtë këngë e kemi bërë me Jonidën, se ajo është në kompaninë time… Çdo gjë tjetër ngelet histori,” – deklaroi ai.

Kjo frazë nuk i shpëtoi moderatores Rudina Dembacaj, e cila e pyeti drejtpërdrejt nëse ka pasur ndonjë histori dashurie mes tyre.

Alessio zgjodhi të mos përgjigjej me fjalë, por vetëm qeshi, duke e evituar mohimin kategorik.

Është një nga femrat më të forta që kam njohur në jetën time dhe e respektoj shumë,” – e mbylli ai, duke lënë gjithçka në mister, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE