
Dy javë pas vendimit për ndalimin e përdorimit të monopatinave, Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu ka zhvilluar një tryezë pune me përfaqësues të institucioneve që kanë rol kyç në sigurinë rrugore.
Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu theksoi se ndalimi do të vijojë derisa të krijohet një kuadër i qartë ligjor që do të rregullojë përdorimin e këtyre mjeteve elektrike në qytet.
“Po hartojmë rregullat e reja që do të përcaktojnë standardet teknike të monopatinave, rregullat e qarkullimit dhe zonat e lejuara. Do të përcaktohen gjithashtu përgjegjësitë për institucionet që do të sigurojnë zbatimin e ligjit,” – shkruan Koçiu.
Sipas saj, vendimi për ndalimin e përkohshëm u mor për të garantuar sigurinë e qytetarëve, pas një sërë aksidentesh dhe problematikash të raportuara muajt e fundit.
Ministrja bëri të ditur se monopatinat do të lejohen sërish vetëm pasi të jenë miratuar rregullat e reja për qarkullimin, në përputhje me standardet e sigurisë dhe jetën urbane moderne të qyteteve.
“Qëllimi ynë është të kemi një kuadër të plotë ligjor që e bën përdorimin e monopatinave të sigurt dhe të integruar në trafikun urban,” – shtoi Koçiu.
Aktualisht, policia rrugore ka intensifikuar kontrollet për zbatimin e ndalimit, ndërsa pritet që drafti ligjor të paraqitet për konsultim publik në javët në vijim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
