LAJME / E Diel 14 Shtator 2025, 19:07

Alarm në Poloni, avionët polakë dhe aleatë ngrihen për kërcënimin e dronëve rusë

Forcat ajrore polake dhe ato aleate u vendosën të shtunën në hapësirën ajrore të Polonisë në një operacion “parandalues”, për shkak të kërcënimit nga sulmet me dronë në zonat fqinjë të Ukrainës. Autoritetet njoftuan se u dha një alarm, i cili zgjati rreth dy orë përpara se të anulohej.

Incidenti ndodhi pas ngjarjes së të mërkurës, kur dronët rusë shkelën hapësirën ajrore polake dhe më pas u rrëzuan nga avionë luftarakë të NATO-s, ndërsa shqetësimet rriten për pushtimin e vazhdueshëm rus të Ukrainës, i cili ka nisur që prej shkurtit 2022.

Paralajmërime u lëshuan për pesë qarqe në rajonin Lublin. Njoftimet, të publikuara në një postim në X, lexonin: “Kërcënim nga sulmi ajror. Përdorni kujdes ekstrem. Ndiqni udhëzimet e shërbimeve. Prisni njoftime të tjera.”

Qeveria e Polonisë në një njoftim për qytetarët deklaroi se kërcënimit nga dronët rusë që veprojnë mbi Ukrainë, pranë kufirit me Poloninë, po i përgjigjemi me operacione ajrore parandaluese.

Më vonë, Tusk deklaroi se ‘niveli i kërcënimit u anulua. Ne mbetemi vigjilentë.”

Zhvillimet e së shtunës lidhen me stërvitje ushtarake në rast të një sulmi të mundshëm dhe tregojnë se aleanca e NATO-s u druhet zhvillimeve të reja në kufi me Rusinë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE