LAJME / E Mërkurë 13 Maj 2026, 17:05

Alarm në kroçerën luksoze në Francë, dhjetëra pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi preken nga hantavirusi

Sipas operatorit, disa persona kanë raportuar simptoma të ngjashme me një virus të stomakut pas nisjes së anijes nga Liverpuli. Aktualisht raportohet për 49 raste aktive mes pasagjerëve dhe ekuipazhit, që përbëjnë më pak se 3% të personave në bord.

Kompania theksoi se po e trajton situatën “jashtëzakonisht seriozisht”, duke zbatuar masa të shtuara sanitare dhe protokolle parandaluese.

Autoritetet shëndetësore franceze kanë kërkuar një kontroll rutinë të gjendjes shëndetësore dhe dokumentacionit të anijes. Mostrat janë dërguar për analiza në spitalin universitar të Bordeaux-it, ndërsa rezultatet pritet të dalin pas të paktën gjashtë orësh testimi.

Sipas operatorit, kjo sëmundje gastrointestinale nuk besohet të ketë lidhje me shpërthimin e hantavirusit që ka qenë në qendër të vëmendjes javën e fundit.

Testimet janë ende në vazhdim, ndërsa aktivitetet e planifikuara për sot janë anuluar. Pasagjerëve do t’u rimbursohen plotësisht shpenzimet për aktivitetet e anulura.

“Kërkojmë mirëkuptimin e pasagjerëve. Sapo të jepet leja nga autoritetet, ata do të lejohen të zbresin nga anija,” thuhet në deklaratën e kompanisë. Top Channel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE