LAJME / E Shtunë 22 Nëntor 2025, 01:01

ALARM në Korçë! Hidrocentrali i Marjanit në pikë kritike, rrezikohet të çahet diga

Reshjet e dendura të shiut kanë shtuar prurjet në rezervuarin e Çemerricës në Njësinë Lekas të Bashkisë Korçë.

Sipas banorëve, niveli i ujit në basenin e Hidrocentralit të Marjanit ka arritur në pikë kritike, ndërsa rrezikohet të çahet diga.

Autoritetet vendore kanë udhëzuar banorët e fshatrave Lekas, Xerje, Denas, Marjan, Gurrëmujas dhe Fshati i Ri të lajmërojnë për çdo situatë rreziku.

Gjatë ditës, deri në këto orë të mbrëmjes, është punuar për pastrimin e rrjedhës së lumit dhe rezervuarit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE