LAJME / E Hënë 13 Korrik 2026, 18:06

Aktori i mirënjohur jep fund jetës, ishte vetëm 44 vjeç

Bota e artit është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të aktorit amerikan Josh Grisetti, i njohur për rolin e tij në serialin “The Marvelous Mrs. Maisel”. Ai u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare.

Lajmi u bë publik nga aktori Rob McClure, i cili e konfirmoi përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Me zemër të thyer ndaj lajmin se Josh Grisetti vdiq të premten,” shkroi McClure, duke shprehur dhimbjen për humbjen e kolegut dhe mikut të tij.

Sipas raportimeve të mediave, vdekja e aktorit po trajtohet nga autoritetet si vetëvrasje. Nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes.

Josh Grisetti kishte ndërtuar një karrierë të njohur në teatër dhe televizion. Përveç paraqitjeve në ekran, ai ishte i angazhuar edhe në edukimin e artistëve të rinj, duke shërbyer si drejtues i programit të Teatrit MuzikorUniversitetin Shtetëror të Kalifornisë.

Në jetën e tij personale, Grisetti u martua me Mackenzie Perpich në vitin 2020. Më herët, ai kishte qenë i martuar me Candice Ross nga viti 2009 deri në vitin 2015.

Pas publikimit të lajmit, kolegë, studentë dhe admirues të aktorit kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale, duke e kujtuar si një artist të talentuar dhe një pedagog të përkushtuar.

Ndarja e tij nga jeta ka lënë pas pikëllim të madh në komunitetin artistik dhe akademik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE