LAJME / E Enjte 21 Maj 2026, 12:12

“Aktivisti shqiptar është transferuar në Izrael”/ Ministria e Jashtme: Baki Goxhaj së shpejti do kthehet në Atdhe!

Ministria e Jashtme shqiptare ka reaguar në lidhje me ndalimin që Izraeli i bëri flotiljes “Sumud” të aktivistëve në Gaza, mes tyre shqiptari Baki Goxhaj, teksa raportohet nga mediat e huaja se ka pasur një trajtim të ashpër ndaj tyre.

Ministria raporton se janë në kontakt me Ambasadën e Shqipërisë në Tel Aviv për të mundësuar kthimin e tij në atdhe.“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vazhdon të ndjekë më vëmendje e përparësi situatën lidhur me shtetasin shqiptar, z. Baki Goxhaj, pjesëmarrës në flotiljen “Sumud”, i ndaluar nga autoritetet izraelite së bashku me të gjithë pjesëmarrësit e tjerë.

Sipas informacioneve zyrtare, ai është transferuar në Izrael.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet izraelite dhe së shpejti do të zhvillojë takim me z. Goxhaj, për t’i ofruar asistencën e nevojshme konsullore dhe në këtë kuadër, për të mundësuar kthimin sa më të shpejtë dhe të sigurt të shtetasit shqiptar në atdhe”, thuhet në reagimin zyrtar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE