LAJME / E Diel 7 Qershor 2026, 12:12

AKSION I MADH POLICOR: Arrestohet 3 trafikantët më të mëdhenj të drogës – ja kush jan dhe ku fshiheshin!

Një operacion i koordinuar policor në pikën kufitare Sukobin ka çuar në arrestimin e tre shtetasve të huaj, të cilët kërkoheshin me urdhër-arreste ndërkombëtare të lëshuara nga autoritetet e Gjermanisë, Francës dhe Malit të Zi.

Sipas njoftimit të autoriteteve kompetente, i pari që u arrestua ishte shtetasi malazez R.C. (42), i kërkuar nga Interpoli i Podgoricës për vuajtjen e një dënimi me gjashtë muaj burg. Ai ishte shpallur në kërkim për një vepër penale që lidhet me prodhimin dhe trafikimin e paligjshëm të narkotikëve. Pas arrestimit, ai u dërgua në paraburgim ekstradues, ku do të presë procedurat për dorëzimin e tij tek autoritetet malazeze.

Në të njëjtin operacion u ndalua edhe M.H. (41) nga Shkodra, shtetas shqiptar, për të cilin autoritetet gjermane kishin lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar përmes Interpolit në Wiesbaden. Ai dyshohet për grabitje të rëndë, vjedhje, përdorim force dhe shkaktim të lëndimeve të rënda trupore. Për këto vepra, legjislacioni gjerman parashikon dënim deri në 15 vjet burg.

Personi i tretë i arrestuar është A.N. (29), gjithashtu shtetas shqiptar, i kërkuar nga autoritetet franceze përmes Interpolit në Paris. Ai akuzohet për tentativë vrasjeje, vepër penale për të cilën në Francë parashikohet dënim deri në 30 vjet burgim.

Të tre të arrestuarit janë vendosur në paraburgim ekstradues. Në ditët në vijim pritet komunikimi mes ministrive të drejtësisë të vendeve përkatëse për procedurat e dorëzimit dhe vazhdimin e proceseve gjyqësore ndaj tyre, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE