LAJME / E Shtunë 30 Maj 2026, 17:05

Aksidentohet rëndë autobusi me sportistë të rinj. Ka viktima dhe shumë të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur herët në mëngjes në jugperëndim të Hungarisë, ku një autobus që transportonte sportistë të rinj doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Si pasojë, shoferi humbi jetën, ndërsa 23 persona mbetën të lënduar.

Sipas policisë hungareze, aksidenti ndodhi rreth orës 05:20 pranë vendbanimit Hird. Për shkaqe që ende nuk janë sqaruar, autobusi kaloi në korsinë e kundërt, doli nga rruga dhe u përplas fuqishëm me një pemë.

Në autobus ndodheshin 28 persona, përfshirë 19 garues të rinj nga seksioni i aerobikut të Shkollës Sportive të Peçit, tre trajnerë, gjashtë prindër dhe shoferi. Ata po udhëtonin drejt Budapestit për të marrë pjesë në një garë.

Të gjithë pasagjerët u transportuan në spital. Njëri prej sportistëve të rinj pësoi thyerje të kofshës, disa gishta të thyer, tronditje të trurit dhe lëndime të tjera. Gjendje më të rëndë kanë edhe dy trajnerë, të cilët po mbahen nën mbikëqyrje mjekësore.

Presidenti hungarez, Tamás Sulyok, e cilësoi ngjarjen si një “tragjedi zemërthyese” dhe shprehu ngushëllime për familjen e shoferit që humbi jetën, si dhe urime për shërim të shpejtë të të lënduarve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE