LAJME / E Martë 27 Janar 2026, 14:02

Aksidentohet furgoni me tifozë, 7 të vdekur, disa të tjerë të plagosur

Shtatë persona humbën jetën në një aksident trafiku që ndodhi në Rumani, ku përfshihej një furgon që transportonte dhjetë tifozë të PAOK-ut, sipas informacioneve të raportuara nga mediat rumune .

Mjeti ishte nisur nga Greqia për në Francë, ku pasagjerët e tij kishin ndërmend të ndiqnin ndeshjen e PAOK-ut kundër Lyon-it.

Sipas mediave rumune, furgoni u përplas me një kamion-cisternë, në rrethana që nuk janë sqaruar ende.

Në aksident humbën jetën gjithsej 7 persona, ndërsa 3 të tjerë u plagosën.

Aksidenti ndodhi në autostradën DN6 – E70 në qarkun Timi?oara në Rumaninë perëndimore, një nga akset kryesore rrugore në rajon.

Siç raportohet nga mediat lokale, në aksident u përfshinë gjithsej katër automjete: një kamion, një furgon dhe dy makina pasagjerësh, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE