
Një lajm i kobshëm erdhi një ditë më parë nga Spitali i Traumës ku Kreshnik Tomai, babai i tre fëmijëve, prej 10 ditësh po luftonte për jetën në sallën e kujdesit intensiv.
35-vjeçari nuk mundi që të fitonte betejën me vdekjen. Ai ndërroi jetë pas 10 ditësh në koma, pasi më 24 gusht u përplas nga një 17-vjeçar me “Range Rover” në qytetin e Fierit.
Por, për publikun Kreshniku nuk ishte një emër i panjohur. Në media dhe rrjetet sociale të gjithë e njohin si babain që do të bënte të pamundurën për ëndrrën e vajzës së tij që të bëhej këngëtare.
Ai është babai i Nikitës, vogëlushes 10 vjeçare e cila ka fituar zemrat e publikut me zërin e saj të ëmbël dhe dëshirën e madhe për t’u bërë këngëtare. Me dhjetëra herë, babë e bijë, kanë qenë të ftuar në studio televizive, aty ku dhe Kreshniku ka pohuar para kamerave se deri në fund të jetës së tij do të jetë mbështetja më e madhe e vogëlushes së tij.
17-vjeçari me “Range Rover” i mori jetën! Kreshnik Tomai
“Fëmijën e parë e kam dashur vajzë dhe emrin ja kam vënë vetë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
