LAJME / E Enjte 1 Janar 2026, 15:03

Aksidenti që ‘përgjaku’ nisjen e Vitit të Ri/ Mes viktimave, instrumentisti Klejdi Myftari

Mes viktimave nga aksidenti tragjik në Gjirokastër ishte edhe Klejdi Myftari, 24-vjeçari i cili punonte si instumentist muzikor.

Aksidenti tragjik që la pas tre viktima dhe një vajzë të plagosur, ndodhi rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”,

Ai po udhëtonte së bashku me Anxhelo Rucin 27 vjeç, ku të dy kanë humbur jetën nga plagët e marra dhe u përplasën me mjetin tjetër tip Mercedes Benz ku udhëtonin shtetasit Martin Dulaj 25 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe Arsida Demiri 19 vjeç, e cila është transportuar në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë.

Një aksidentin i rëndë me tre të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në vendin e quajtur Bypass.

Nga përplasja e dy mjeteve, mjeti tip Volkswagen me targa AB797VP ku udhëtonin Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo Ruci 27 vjeç, ku të dy kanë humbur jetën nga plagët e marra dhe mjeti tjetër tip Mercedes Benz me targa AB552LV ku udhëtonin shtetasit Martin Dulaj 25 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe Arsida Demiri 19 vjeç, e cila është transportuar në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Aksidenti ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit të këtij janari.

“Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Klejdi Myftari, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE