Policia e Shkodrës ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me aksidentin tragjik të regjistruar pasditen e sotme, rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë”, pranë Kryebushatit.
Raportohet se në aksident janë përfshirë tre automjete. Më konkretisht, sipas autoriteteve policore, fillimisht, kamioni që drejtohej nga shtetasi T. K., 42 vjeç është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi A. S., 63 vjeç.
Më pas, në aksident është përfshirë edhe automjeti që drejtohej nga shtetasin Gjin Bzhangaj, 37 vjeç, i cili po udhëtonte së bashku me familjen e tij.
Si pasojë e aksidentit, 37-vjeçari ka humbur jetën në spitalin e Shkodrës, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe bashkëshortja e tij, shtetasja J. Bzhangaj, 32 vjeçe, dhe dy fëmijët e mitur. Burime bëjnë me dije se gruaja ndodhet në gjendje të rëndë, teksa fëmijët kanë plagë më të lehta.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tre automjete.
Shtetasi T. K., 42 vjeç, duke drejtuar kamionin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur fillimisht me automjetin me drejtues A. S., 63 vjeç, dhe më pas është përfshirë në aksident edhe automjeti me drejtues shtetasin Gj. B., 37 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Gj. B., ndërsa janë dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja J. B., 32 vjeçe, dhe dy fëmijët e mitur, pasagjerë në të njëjtin automjet. Të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE