LAJME / E Shtunë 18 Janar 2025, 13:01

Aksidenti me pasojë vdekjen në Aeroportin e Vlorës, policia: Drejtuesi i fadromës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e saj dhe ka përplasur një trajler

VLORA- Një 60-vjeçar, drejtues i një trajleri ka ndërruar jetë pas përplasjes në kantierin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës nga një fadromë. Policia thotë se një fadromë,

ka humbur kontrollin mbi drejtimin e saj dhe ka përplasur një trajler. Si pasojë, drejtuesi i trajlerit 60-vjeçar nga Dibra ka humbur jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin Rr. S., 63 vjeç, banues në Prishtinë,

Kosovë, pasi dyshohet se më datë 17.01.2025, rreth orës 21:20,

në kantierin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, duke drejtuar një fadromë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e saj dhe ka përplasur një trajler.

Si pasojë, drejtuesi i trajlerit, shtetasi N. Xh., 60 vjeç, banues në Dibër, ka humbur jetën.