LAJME / E Shtunë 6 Dhjetor 2025, 13:01

Aksidenti me vdekje tek Unaza e Madhe ku humbi jetën 38-vjeçari, arrestohen drejtuesit e dy automjeteve

Drejtuesit e dy automjeteve që u përfshinë në aksidentin me vdekje mbrëmjen e së premtes (5 Dhjetor) tek Unaza e Madhe janë arrestuar.

Në pranga kanë rënë dy shoferët me iniciale Gj. L., 51 vjeçe, dhe A. Sh., 24 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Si pasojë e përplasjes, humbi jetën 38-vjeçari me iniciale O. Xh., i cili drejtonte një motomjet.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor: në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme mbi aksidentin e ndodhur në Unazë të Madhe, ku si pasojë humbi jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. Xh., informojnë se në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi i shtetasve Gj. L., 51 vjeçe, dhe A. Sh., 24 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor””, njoftimi i policisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE