LAJME / E Shtunë 18 Janar 2025, 02:02

Aksidenti me vdekje në Berat, identifikohet viktima

BERAT- Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Berat-Dimal. Siç u raportua një makinë, që drejtohej nga një 24-vjeçar përplasi për vdekje një këmbësore 30-vjeçare, e cila po ecte në rrugë së bashku me fëmijën e saj të mitur.

Viktima është identifikuar si shtetasja Lavia Gjata. Ndërsa shoferi që ka shkaktuar aksidentin është shtetasi A.Tafa.