LAJME / E Hënë 4 Maj 2026, 11:11

Aksidenti makabër në Durrës/ Vëllai dhe kushëriri humbën jetën, si paraqitet gjendja e 8-vjeçarit

Një lajm i mirë vjen pas tronditjes që përjetoi qyteti i Durrës një ditë më parë, ku sipas burimeve nga bluzat e bardha, 8-vjeçari

i plagosur në aksidentin e ndodhur në zonën e ish-Kënetës ka kaluar momentalisht gjendjen e rëndë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ai pritet të kalojë në pavion por do të vijojë të ndiqet nga mjekët e Spitalit të Traumës për trajtimin e dëmtimeve të marra nga

aksidenti.

Në aksidentin e ndodhur dje humbi jetën vëllai i 8-vjeçarit dhe kushëriri i tij.Kujtojmë se pasditen e së dielës, një aksident

tragjik i mori jetën dy fëmijëve, Kles Nikolli, 9 vjeç dhe Enea Muçaj, 12 vjeç, ndërsa i plagosur mbeti 8-vjeçar.i Ata u përplasën nga automjeti i drejtuar nga 57-vjeçari Nikoll Radaçi, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE