Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mesditen e sotme në aksin “Himarë-Borsh”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, sipas informacionit paraprak të uniformave blu, nga ku sqarohej se motomjeti i drejtuar nga një austriak u përplas me një automjet.
Shtetasi austriak ishte i shoqëruar me një pasagjere, e cila kjofatkeqësisht ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve të marra.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për aksidentin e ndodhur, në aksin rrugor “Himarë-Borsh”, ju informojmë se, sipas konfirmimit nga personeli mjekësor, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë pasagjerja në motomjetin që drejtohej nga shtetasi austriak F. P. Grupi hetimor, po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.