
Pak orë pas aksidentit tragjik në Shkodër, ku mbeti i pajetë një 62-vjeçar në qytet, janë zbuluar edhe pamjet e përplasjes fatale.
Pikërisht këto pamje tregojë një kënd tjetër të aksidentit tragjik (21 maj) që i mori jetën Shkëlqim Krasniqi, që udhëtonte me biçikletë.
Makina e përfshirë në aksident tenton të parakalojë një tjetër mjet që ndodhet para, teksa përballë ka një tjetër në korsinë në krah, duke ecur me shpejtësi të lartë (foto poshtë).
E gjithë ngjarja është fiksuar nga një automjet tjetër që ecte përballë makinës që u përfshi në aksident.
Përplasja ka qenë tepër e fortë. Për pasojë, 62-vjeçari Shkëlqim Krasniqi, i cili po lëvizte biçikletë ndërroi jetë dhe u plagosën rëndë dy shoferët e makinave, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Policia tha se po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe po kryen veprimet hetimore proceduriale ndaj drejtuesit të dyshuar, në gjendje spitalore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
