
Policia e Peqinit ka arrestuar dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksidentin me pasojë vdekjen e një personi mbrëmë në fshatin Përparim i Peqinit.
Burime zyrtare bënë me dije se Baftjar Debrova, drejtuesi i furgonit që u përplas me mjetin e pastrimit dhe Përparim Bufi, drejtuesi i mjetit të pastrimit u arrestuan në kuadër të hetimeve për të përcaktuar përgjegjësitë konkrete në këtë ngjarje tragjike. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë vonë kur një furgon u përplas me një automjet pastrimi të mbeturinave në aksin e rrugës kombëtare Peqin -Elbasan në fshatin Përparim.
Përplasja ka qenë e fortë dhe fatkeqësisht ka rezultuar fatale për Kadri Dedej (i njohur edhe me emrin Bedri Dedej), punonjës i pastrimit, i cili ndodhej pranë mjetit të punës në momentin e aksidentit.
Ai ndërroi jetë në vendngjarje si pasojë e goditjes së rëndë.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
