
Një aksident tragjik ka ndodhur në qytetin Koropi të Greqisë në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një burrë humbi jetën pasi automjeti i tij u përplas me shpejtësi të madhe në një dyqan pjesësh këmbimi, në rrugën “Vasileos Konstantinou”.
Sipas informacioneve të fundit, nga përplasja e fortë u shkaktua një zjarr masiv, i cili përfshiu dhe shkatërroi plotësisht dyqanin, që ndodhej në katin përdhe dhe të parë të godinës, si dhe automjetin, brenda të cilit ndodhej shoferi që u gjet i pajetë nga ekipet e zjarrfikësve gjatë ndërhyrjes për shuarjen e flakëve.
Viktima rezulton të jetë një shqiptar, i quajtur Fabjan Koko 34 vjeç, sipas Top-Channel.
Autoritetet janë duke hetuar mundësinë që ngjarja të ketë qenë një akt i qëllimshëm vetëvrasjeje, pasi dyshohet se drejtuesi i mjetit ka goditur me vetëdije ndërtesën për t’i dhënë fund jetës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
