LAJME / E Mërkurë 11 Mars 2026, 08:08

Aksident tragjik në Berat, një burrë ka humbur jetën

Një aksident rrugor me pasojë vdekjeje është regjistruar pasditen e së martës në Berat.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 18:30, në aksin rrugor dytësor Berat–Roshnik, në fshatin Duhanas,

shtetasi Saimir Ripi, 40 vjeç, banues në këtë fshat, duke drejtuar një motomjet dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe përfunduar në kanalin kullues anës saj.

Si pasojë e përplasjes, 40-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit