LAJME / E Martë 16 Qershor 2026, 11:11

Aksident në hyrje të Gjirokastrës! Tre automjete përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Gjirokastrës.

Tre automjete janë përplasur në vendin e quajtur “Ish Divizioni”, në rrugën kombëtare Gjirokastër-Tepelenë.

Në aksident janë përfshirë dy autovetura dhe një fuoristradë që udhëtonin në këtë segment të rrugës kombëtare.

Sipas raportimeve të para nga aksidenti janë regjistruar vetëm dëme materiale. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve të këtij aksidenti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE