LAJME / E Premte 5 Shtator 2025, 19:07

Aksident i rëndë në vend/ Përplasen dy automjete, raportohen dy të vdekur dhe dy të plagosur

Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Astrazub të Malishevës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 15:50, kur dy vetura janë përplasur mes vete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë.

“Personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy personave të rritur, një femër dhe një mashkull, ndërsa dy të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Elezaj. Ai shtoi se me urdhër të prokurorit, trupat e viktimave do të dërgohen për ekzaminim mjekoligjor, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE