LAJME / E Hënë 23 Shkurt 2026, 21:09

Aksident i rëndë në vend, humb jetën drejtuesi i automjetit

Një i ri humbi jetën pak më parë në veri të vendit pasi makina me të cilën udhëtonte doli nga rruga duke pasuar çastet fatale.

Ngjarja ndodhi sonte rreth orës 19:30, në aksin rrugor “Bajram Curri – Qafë Morinë”, në vendin e quajtur Kasaj.

Automjeti me drejtues shtetasin I. K., 34 vjeç, banues në Tropojë, i cili udhëtonte së bashku me shtetasin R. D., 38 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit dhe, për pasojë, ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit, ndërsa pasagjeri po merr asistencë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE