
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak minuta më parë në Thumanë, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i njërit prej automjeteve të përfshira.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë–Thumanë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas kanë përfunduar jashtë rruge.
Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të lënduar. Në njërin prej automjeteve ndodhej edhe një fëmijë, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
