LAJME / E Diel 8 Shkurt 2026, 22:10

Aksident i rëndë/ Makina përplase me kalin që i doli papritur në rrugë, pasagjerja…

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së të dielës në aksin rrugor Tri Urat – Lushnjë, ku një automjet tip BMW është përplasur me një kalë që i ka dalë papritur përpara.

Sipas të dhënave, kafsha ka kërcyer në rrugë në mënyrë të befasishme, duke e bërë përplasjen të pashmangshme.

Si pasojë e aksidentit, është lënduar bashkëshortja e drejtuesit të mjetit e cila është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Lushnjes për ndihmë mjekësore.

Kali nga ana tjetër ka ngordhur në vend. Burime nga policia rrugore e Lushnjes bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit nuk ka pasur mundësi të manovrojë, pasi kafsha i ka dalë papritur në rrugë

Ky aks rrugor kombëtar, i cili lidh Lushnjen me zonën e Grabianit dhe Çermës përmes autostradës, konsiderohet veçanërisht i rrezikshëm gjatë natës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE