LAJME / E Shtunë 15 Gusht 2026, 16:04

Aksident i rëndë, makina përplas një vajzë 5-vjeçare: Si është gjendja e saj

Një aksident rrugor është regjistruar në lagjen “Vullnetari” në Elbasan, ku një automjet ka përplasur një fëmijë.

Sipas informacionit të policisë, automjeti drejtohej nga shtetasi D. Ç., 38 vjeç, ndërsa e dëmtuar ka mbetur një vajzë 5-vjeçare.

E mitura është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë, ajo është jashtë rrezikut për jetën, raporton noa.al.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat dhe dinamikën e plotë të aksidentit. /noa.al, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE