LAJME / E Hënë 8 Prill 2024, 21:09

Aksident i rëndë/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me një pemë, humbin jetën tre të rinj

Tre të rinj kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të dielen në Gjermani. Ngjarja tragjike ka ndodhur në autostradën e Wallensen, raportojnë mediat gjermane. 


Sipas informacioneve në makinë ndodheshin pesë të rinj, tre prej të cilëve humbën jetën. Bëhet e ditur se automjeti me të cilën udhëtonin pesë persona u përplas me një pemë.


Viktimat janë të moshave, 18, 19 dhe 20-vjeçare, ndërkaq shoferi i automjetit dhe një udhëtar kanë pësuar lëndime trupore. Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti tragjik. Siç kanë njoftuar Policia dhe Prokuroria, hetimet tashmë kanë filluar për 20-vjeçarin i cili drejtonte mjetin.