LAJME / E Hënë 30 Mars 2026, 13:01

Aksident I FRKSHËM! Autobusi i mbushur me fëmijë përplaset me një makinë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të hënë në Trivolzio, në Itali, ku një autobus shkolle është përplasur me një automjet.

Në autobus ndodheshin rreth dhjetë fëmijë të moshës 6 deri në 11 vjeç, së bashku me shoqërues dhe drejtuesin e mjetit. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit mbërritën gjashtë ambulanca dhe tre automjete mjekësore për të dhënë ndihmën e parë.

Fatmirësisht, asnjë nga fëmijët nuk ka pësuar lëndime serioze. Ndërkohë, drejtuesi 20-vjeçar i makinës raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa shoferi i autobusit ka marrë lëndime dhe është transportuar në spital për trajtim mjekësor.

Autoritetet po hetojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE