LAJME / E Shtunë 3 Janar 2026, 18:06

Aksident i frikshëm në vend, raportohet për disa të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar sotëm në rrugën nacionale Peshkopi–Maqellarë, ku janë përplasur dy automjete.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip Mercedes-Benz me targa AA 974 KH dhe një automjet tip Ford (fuoristradë) me targa AB 921 OF.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar tre persona, mes tyre edhe drejtuesi i njërës prej mjeteve.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në urgjencë. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE