
Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes tri automjeteve, i cili ka ndodhur sot në magjistralen Gjakovë-Prizren.
Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Policisë Rajonale në Gjakovë, Vlera Krasniqi, e cila ka bërë të ditur se të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 10:40 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën magjistrale Gjakovë–Prizren, në fshatin Rogovë. Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë e përplasjes, shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë marrë menjëherë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka deklaruar Krasniqi.
Ajo ka bërë të ditur se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor po zhvillon veprimet hetimore dhe operative për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Rasti mbetet nën hetim nga organet kompetente. /Lajmi.net/ do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
