
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë.
Sipas njoftimit të Policisë, të hënën rreth orës 09:30, automjeti me drejtues shtetasin M. I. ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Shoferi M. I. është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve procedurale të mëtejshme ndërsa vijon puna për të identifikuar viktimën dhe për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e aksidentit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
