LAJME / E Mërkurë 21 Janar 2026, 15:03

Aksident FATAL/ I riu në timon përplas këmbësoren, VDES e moshuara

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në fshatin Rrenas të Belshit, ku një grua e moshuar ka humbur jetën.

Sipas informacionit të policisë, shtetasi K. I., 20 vjeç, dyshohet se ka aksidentuar me automjetin e tij shtetasin Rr. T., 73 vjeç, e cila po ecte këmbë.

E moshuara ka pësuar lëndime të rënda dhe ka ndërruar jetë në spital, ndërkohë që drejtuesi i automjetit është nën hetim.

Policia ka bërë të ditur se po kryhen veprimet procedurale me të riun, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE