
Puntata e sotme e “Fan Club Big Brother VIP” ka nisur me një video të vitit 2018, ku shfaqet Miri duke folur për bashkëshorten e tij.
Më 8 maj 2018, këngëtari i njohur ka qenë i ftuar në emisionin “Top Show Magazine”, ku ishte për të folur për këngën “Komshia” të “West Side Family”.
Në atë periudhë, Miri tregoi se çfarë i kishte thënë bashkëshortja e tij për videoklipin. Këngëtari u shpreh se e shoqja dinte shqip dhe kur ka parë klipin i ka thënë ‘pjesa më e bukur është kur ti i rri komshijes shumë afër’.
“Ajo e imja di shqip dhe të than piten. E pa klipin të papërfunduar dhe tha pjesa më e bukur është kur ti i rri komshijes shumë afër”, thoshte Miri për xhelozinë e bashkëshortes.
Ndërkohë kujtojmë se Miri ndodhet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, ku po komentohet shumë për lojën e tij dhe sidomos me raportin që ai ka krijuar me Selin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
