LAJME / E Premte 2 Janar 2026, 13:01

Acari “pushton” Shqipërinë/ Temperaturat zbresin deri në –16°C, nisin reshjet e dëborës në…

Kanë nisur reshjet e para të borës në qarkun e Kukësit.

Bora ka filluar të bjerë në zonat malore mbi 700 metra mbi nivelin e detit, duke sjellë ulje të mëtejshme të temperaturave.

Reshje bore janë shënuar edhe në afërsi të tunelit të Kalimashit, përgjatë Rrugës së Kombit, një aks i rëndësishëm për qarkullimin rrugor. Megjithatë, deri në këto momente, bora nuk ka krijuar shtresa që të pengojnë lëvizjen e automjeteve.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes, pasi gjatë dy ditëve të fundit Kukësi është përfshirë nga temperatura mjaft të ulëta. Në zonat e thella malore termometri ka zbritur nga -3 deri në -16 gradë Celsius.

Situata po monitorohet nga strukturat përkatëse, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë vëmendje të shtuar, sidomos gjatë orëve të natës dhe mëngjesit herët, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE