
Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se gjatë vizitës në Vojnovc të Shtimes është pritur nga shumë qytetarë, duke thënë se as
shiu nuk i ndali ata të merrnin pjesë në takim.
Përmes një postimi, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se bashkë me kandidaten për presidente nga kjo parti, Vjosa Osmani kanë nisur “gjysmën e
rrugës”, ndërsa theksoi se pjesa tjetër duhet të bëhet së bashku me qytetarët.
“Në Vojnovc të Shtimes u ndalëm mes shumë qytetarëve që na prisnin zemërhapur. As shiu nuk i kishte ndalur. Sepse kur ka besim, rruga bëhet më e fortë se moti. Ju faleminderit për pritjen e ngrohtë që po na bëni gjithandej. Vjosa dhe unë kemi nisur një gjysmë rruge. Gjysmën tjetër duhet ta bëjmë bashkë. Me ju”, ka shkruar Abdixhiku, njofton Klankosova.tv, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
