LAJME / E Enjte 13 Nëntor 2025, 15:03

“A je ti bashkë-kryetar, atëhere çfarë k***”, Rama shpërthen në ulërima në telefon në Romë: Ja kujt po i bërtet Kryeministri?

Është publikuar një video ku Kryeministri Edi Rama shihet në Itali, teksa zhvillon një bisedë telefonike me tone të larta dhe tensionuese.

Në pamjet e filmuara, Rama i drejtohet bashkëbiseduesit me fjalët: “A je ti bashkëkryetar apo çfarë je, pse pengon?”, ndërsa përmend dhe “Grupin”, duke rritur dyshimet për përplasjet e brendshme në PS.

Video e publikuar nga newspower:

Burime jozyrtare aludojnë se personi në anën tjetër të telefonit mund të jetë Arbjan Mazniku, por kjo nuk është konfirmuar.

Kujtojmë se vizita e Ramës në Romë vjen në kuadër të Samitit Ndërqeveritar Itali-Shqipëri.

Mbledhja e përbashkët pritet të finalizohet me nënshkrimin e 16 marrëveshjeve të bashkëpunimit mes dy vendeve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE