LAJME / E Martë 17 Mars 2026, 10:10

“A e do gruan time?!”/ Përplasen keq Miri dhe Mali në orët e para të mëngjesit

Familja dhe njerëzit e zemrës jashtë shtëpisë janë gjithmonë një “vijë e kuqe” për banorët e “Big Brother VIP”, dhe kalimi i kësaj vije sapo ka shkaktuar një nga debatet më të ashpra të këtij edicioni.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, situata ka degraduar në një përplasje shumë të fortë mes Mirit dhe Malit. Shkak është bërë përmendja e bashkëshortes së Mirit nga ana e Malit, gjë që e ka nxjerrë këtë të fundit plotësisht nga vetja.

Miri e ka akuzuar ashpër Malin se po përdor martesën e tij si mjet për të marrë vëmendje në lojë, duke e përballur me pyetje mjaft të drejtpërdrejta dhe të tensionuara.

Miri: “Ti ke hapur Big Brother-in me gruan time. Ky do mbahet mend. Gjëja që mbahet mend më shumë për ty është gruaja ime. Ti përmende gruan time, gruan time e ke përmend ti!”

Mali (i habitur nga reagimi): “A je në rregull more?”

Miri: “Ti me gruan time çfarë do? Ore ti përmend gruan time, çfarë ke me gruan time? Po të pyes, a e do? Pse e përmend gruan time? A e do? Po ose jo?”

Debati nuk është ndalur me kaq. Miri i ka vendosur një ultimatum të prerë dhe paralajmërues Malit, duke i bërë të qartë se nëse kjo situatë përsëritet, hakmarrja e tij do të jetë personale:

“Po e përmende prapë martesën time, do të përmend gjërat e tua personale dhe nuk do të kursej më, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE