LAJME / E Enjte 22 Janar 2026, 13:01

A do të shkarkohet nga detyra? SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka

Prokuroria e Posaçme regjistroi një procedim penal pas një kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila akuzohet se ka fshehur një dënim penal të dhënë nga drejtësia greke për falsifikimin e një pasaporte dhe një vize në mesin e viteve 2000.

Kallëzimi ishte depozituar në SPAK nga aktivistja e PD-së, Adriana Kalaja. Sipas SPAK, procedimi është regjistruar për veprën penale “falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, por ende nuk është regjistruar ndonjë emër si person nën hetim.

Pas një hetimi administrativ që zgjati rreth 20 muaj, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se i kishte dërguar zyrtarisht më datë 19 janar 2026 rezultatet e këtij verifikimi pranë KLGj-së, që është organi kompetent që duhet të interpretojë rezultatet e gjetjeve.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ administroi vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme për rezultatet e verifikimit të thelluar të deklarimeve të kryera në formularin e vetëdeklarimit për pastërinë e figurës nga ana e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE