Familja e Elodi Rapit kërkon ndihmën e shqiptarëve, për të kontribuar me aq mundësi sa kanë, për t’i dhënë një shans vajzës së tyre 8-vjeçare që ti mbijetojë sëmundjes së rëndë. Nga 50 mijë euro që i duhen familjes, gjysmat janë mbledhur në kohë rekord.
Elodi ndodhet prej një muaj e shtruar në Spitalin Pediatrik të Tiranës dhe është diagnostifikuar më sëmundje Autoimmune inflamatore dhe Hepatit Autoimmun duke sjellë si pasojë Insuficence Hepatike të renduar.
Tezja e 8-vjeçares thotë se ajo ka nevojë për trajtim të specializuar jashtë vendit dhe e vetmja mundësi për kurimin e saj është në spitalin Gaslin në Genova të Italisë, por kostot janë shumë të larta dhe familja nuk mund t’i përballojë.
“Elodi Rapi vogelushja jone 8 vjeçe prej 1 muaj ndodhet e shtruar ne Spitalin Pediatrik te Tiranes. Elodi eshte diagnostikuar me Semundje Autoimmune inflamatore dhe Hepatit Autoimmun duke sjelle si pasoje Insuficence Hepatike te renduar. Gjendja e saj eshte kritike dhe nevojitet trajtim i specializuar ne struktura spitalore jashte vendit.
Ekziston nje mundesi per kurimin e vogelushes ne Genova, Itali ne spitalin Gaslini por nevojitet ndihme financiare pasi kostot e kurimit jane shume te larta per tu perballuar nga familja jone. Une jam tezja e saj qe bej kete apel ndihme me shprese se Elodi do e perballoj kete sfide edhe me ndihmen tuaj”, shkruan tezja e 8-vjeçares.
Nga 50 mijë euro që i duhen familjes, janë mbledhur në kohë rekord 25 mijë euro dhe kërkohet ndihma e shqiptarëve dhe për 25 mijë të tjera, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE