
Mediat italiane i kanë kushtuar artikull 5-vjeçarit shqiptar Mattia Mehdihoxha, i cili duhet thënë që në krye të herës është i jashtëzakonshëm, raporton Klan.
Ende pa shkuar në shkollë, ai ka lexuar 125 libra dhe është vlerësuar me çmimin “Lexuesi i vitit” fundjavën e shkuar.
Mësohet se vogëlushi i kishte huazuar tekstet nga biblioteka “Bartolomeo Della Fonte” dhe i kishte lexuar një për një.
Biblioteka kishte ndarë shumë libra, pa e ditur se 5-vjeçari do të ishte lexuesi më i zellshëm.
Një tjetër çmim mori dhe një 13-vjeçare që kishte lexuar 95 libra si dhe një 14-vjeçare me 79 libra për një vit.
Mësohet se 5 vjeçari ka lexuar mesatarisht 2 libra në javë, shifër impresionuese sidomos në kohët e sotme, ku fëmijët e moshës së tij duket se kanë më shumë interes për tabletët, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
