
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen Pilastro të Bolonjës, Itali, ku një 42-vjeçar me origjinë marokene ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje policore.
Viktima, Abderrahim Fakir, jetonte në Itali prej më shumë se 30 vitesh. Sipas mediave italiane, policia kishte ndërhyrë pas një telefonate nga banorët e zonës, të cilët kishin kërkuar ndihmë për të qetësuar situatën. Në vendngjarje ndodheshin edhe dy punonjës të shërbimit të urgjencës.
Ngjarja ka ngjallur debat publik pasi në rrjetet sociale janë publikuar pamje të filmuara nga dëshmitarë. Në video dëgjohet 42-vjeçari duke bërtitur dhe duke kërkuar ndihmë, ndërsa më pas ai nuk shfaq më shenja reagimi.
Sipas raportimeve, ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se vdekja paraprakisht dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Megjithatë, disa dëshmitarë kanë ngritur pretendime se mënyra e ndërhyrjes mund të ketë ndikuar në vdekjen e tij.
Shkaqet e sakta të vdekjes pritet të përcaktohen nga autopsia dhe hetimet që kanë nisur autoritetet italiane. Deri në përfundimin e procedurave zyrtare, rrethanat e plota të ngjarjes mbeten objekt i hetimit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
