
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Greqi, ku një fëmijë 2-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë.
Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në Kalithea, ku e mitura, vajza e një shqiptari, ra aksidentalisht në shatërvanin e sheshit “Kyprou”. Ajo u nxor nga aty pa ndjenja dhe u zgjua vetëm pas ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve. Autoritetet u shprehën megjithatë se gjendja e saj shëndetësore mbetet kritike.
Nga hetimet rezulton se fëmija i shpëtoi vëmendjes së prindërve teksa po luante dhe ra në ujë. Kalimtarët që e vunë re këtë njoftuan menjëherë një grup policie që po kalonte aty pranë, të cilët nxituan në vendngjarje. Efektivët e policisë morën fëmijën e vogël në gjendje kritike dhe e transportuan me makinë patrullimi në Spitalin Pediatrik “Aglaia Kyriakou”.
Ajo që ka shqetësuar hetuesit ishte fakti se prindërit kur u pyetën nga mjekët e urgjencës dëshmuan se vajza ishte 5 vjeçe, ndërkohë që rezultoi se ishte vetëm 2 dhe duhet të mos ishte lënë vetëm për asnjë moment. Në këto rrethana, policia njoftoi se arrestoi babanë me origjinë shqiptare, një 25-vjeçar dhe ka marrë nën hetim në gjendje të lirë nënën 23-vjeçare të vogëlushes. Si babai ashtu edhe nëna 23-vjeçare e fëmijës do të dalin para prokurorit të hënën me akuzën e neglizhencës së mbikëqyrjes së një të mituri, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
