LAJME / E Premte 5 Shtator 2025, 14:02

18-vjeçari nga Kosova plagos mësuesen në Gjermani, qëllohet për vdekje nga policia

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të premte në Essen të Gjermanisë. Një 18-vjeçar, që sipas mediave vendase dyshohet të jetë me origjinë nga Kosova, goditi me thikë mësuesen duke e lënë atë të plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një kolegj profesional, ku ai ishte student. Sipas asaj që raporton Bild, 18-vjeçari u qëllua për vdekje nga policia. Sa i takon mësueses, ajo ka marrë një plagë në bark dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për momentin nuk është e qartë nëse ngjarja ndodhi gjatë orës së mësimit, apo i riu erdhi nga jashtë në klasë. Por dëshmitarë thanë se ai iu afrua mësueses dhe e goditi me thikë. Më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Sulmi ndodhi rreth orës 09:30. Menjëherë forcat policore rrethuan kompleksin, me qëllim kapjen e autorit.

Rreth orës 11:00, studenti u pikas në një park rreth tre kilometra larg shkollës. Kur forcat speciale tentuan t’i afroheshin, ai vrapoi drejt tyre me thikë në dorë. Autoritetet gjermane u kundërpërgjigjën me armë zjarri, duke e lënë të vdekur.

Sipas Bild, përveç mësueses e cila mbeti e plagosur rëndë, disa persona të tjerë po marrin trajtim mjekësor për shkak të gjendjes së shokut, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE