LAJME / E Hënë 13 Korrik 2026, 18:06

15-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë – arrestohet nëna e saj

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Hamburgut në Gjermani, ku një vajzë 15-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e nënës së saj, vetëm disa orë pasi ishte raportuar e zhdukur.

Sipas mediave gjermane, policia kishte nisur kërkimet për adoleshenten që nga mbrëmja e së shtunës, pasi ajo nuk ishte kthyer në qendrën sociale ku ishte e akomoduar.

Stafi i institucionit, i shqetësuar për mungesën e saj, njoftoi menjëherë autoritetet, të cilat filluan operacionin e kërkimit.

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, policia e lokalizoi vajzën në banesën e nënës së saj 43-vjeçare, në lagjen Bramfeld të Hamburgut.

Sipas raportimeve të Bild, adoleshentja u gjet pa shenja jete dhe me disa plagë në trup. Mjeku i urgjencës që mbërriti në vendngjarje konstatoi vdekjen e saj.

Pas zbulimit të trupit, policia arrestoi nënën 43-vjeçare. Sipas autoriteteve gjermane, ekzistojnë indikacione se ajo mund të vuajë nga probleme të shëndetit mendor, rrethanë që po shqyrtohet në kuadër të hetimeve.

Njësitë hetimore kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe kanë nisur grumbullimin e provave për të zbardhur plotësisht rrethanat e vdekjes së 15-vjeçares.

Prokuroria dhe Policia e Hamburgut pritet të publikojnë më shumë detaje pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe veprimeve të para hetimore.

Personi i arrestuar prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE